500 ndeshje si trajner, Sarri bëhet “legjendë”

Maurizio Sarri do të drejtojë ndeshjen e 500 si trajner profesionist në momentin që Napoli do të ndeshet me Udinese, ditën e dielë. 58-vjeçari i famshëm e ka nisur karrierën e tij si trajner part-time dhe harxhoi një kohë të madhe në periferi, përpara se të afirmohej si një nga më të mirët në qarkullim. Për herë të parë si trajner, Sarri nisi punën në vitin 1999 te skuadra gjysmë-amatore Tegoleto. Tanimë, të dielën në Udine ai do të arrijë shifrën jubilare, por vetëm 128 nga këto ndeshje kanë qenë në Serinë A.
Sezoni 2014-15 me Empoli, ishte i pari për Sarri në Serinë A, teksa ai ka drejtuar 155 ndeshje në Serinë B dhe 144 ndeshje në Lega Pro, ku e nisi si trajner i Sangiovannese. 22 ndeshje i ka drejtuar si trajner në Kupën e Italisë, 18 ndeshje në Kupën e Italisë Lega Pro, 23 ndeshje në Kupat e Europës dhe 10 ndeshje në turne të ndryshëm zyrtare. Gjithsesi, Sarri ka arritur 219 fitore, 153 barazime dhe 127 humbje. Me Napoli, në 118 ndeshje, trajneri ka arritur 79 fitore, pra ka fituar në 67% të takimeve.

Artikulli paraprak“Icardi përjetësisht te Inter”
Artikulli tjetërDështoi me Italinë, gati stoli i Premier League