6.3 milionë euro energji elektrike, vetëm për 4 ditë!

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të blejë në tregjet ndërkombëtare më pak se gjysmën e energjisë së kërkuar.

OSHEE ka arritur të blejë sot 6.4 mln euro energji, por kjo është e mjaftueshme vetëm për katër ditë furnizim, nga data 13 deri në 17 tetor.

Sasia e energjisë së blerë është 24 920 MWh, ndërkohë çmimi ka qenë 258.47 euro/MWH.

OSHEE njofton se nuk është siguruar sasia e kërkuar e energjisë, por më pak se gjysma e kërkesesë.

Ditët në vijim do të hapen edhe dy ankande për blerjen e sasisë prej 44 400 MHW energji.

Exit mobile version