6 ish-deputetët e PD: Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të funksionareve të lartë të policisë të dehur nga alkooli

6 ish-deputetë të PD-së kanë mbajtur një konferencë për mediat, për ngjarjet e datës 16 shkurt tek Drejtoria e Policisë Tiranë ku kanë shpjeguar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj sqaroi se, deputetët shkuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi për më shumë se një orë iu mohua e drejta e informimit mbi gjendjen qytetarëve të arrestuar pas protestës së 16 shkurrit. Në këto kushte, shtoi Alibeaj, shkuan në DVPT dhe aty u përballën me zyrtarë të policisë në gjendje të dehur, të cilët i sulmuan.

“Ne ishin në krye të detyrave kushtetuese e ligjore si deputetë”, tha Flamur Noka, ndërsa shtoi se në videon që ka shpërndarë policia, janë fshirë pamje ku censuron imazhet. “Ne videon e shperndare nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qarte qe une largoj punonjesin e policise nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet jane te paprekshem”, u shpreh ai.

“Ka qenë protesta e parë e organizuar nga opozita kur menjëherë pas saj ka ndodhur një valë e gjatë e fortë shoqërimesh, dhunë, ndaj pjesëmarrësve në protestë, qytetarëve, mbi 50 të shoqëruar ishin atë ditë. Menjëherë pas protestës, ne morëm të dhëna që shumë prej pjesëmarrjeve të protestës u shoqëruan përmes dhunës, terrorit arrestimeve, disa prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar që prej datës 16. Një grup me në krye zotin Ndoka, kryetar i komisionit të sigurisë që ka për detyrë monitorimin e organeve të rendit shkuam të merrnim informacion se çfarë mbi të drejtat e qytetarëve. U pengua e drejta jonë ligjore për të marrë informacion dhe për të ndaluar valën e dhunës u penguam në të drejtën tonë”, tha Enkelejd Alibeaj.

“U penguam në rreth 1 orë. Në këto kushte shkuan në zyrën e drejtorit të policisë. Çokush mund të mendojë se ata mund të ishin të impenjuar me detyra të tjera. Pamë që drejtori i policisë së Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i policisë, nëndrejtorët e policisë, prokurorët ishin të im penjuar nga avujt e alkoolit, ndërkohë që qytetarët dhunoheshin, tmerroheshin, arrestoheshin.

U ndodhëm përballë një presioni nda disa personave të dehur nga avujt e alkoolit dhe shtypja e kokës së qytetarëve dhe deputetëve të opozitës. Pamjet tregojnë qartë se si drejtorët e policisë agreson deputetin Strazimiri. Një nëkomisar vë dhe dorën në kobure. Nuk e di se kujt do ia drejtonte”, shtoi ai.

“Pas atij momenti ne depozituam kallëzim penal për ngjarjen për pengimin e të drejtave të deputetit në shërbim të publikut. Dje mësuam se të proceduarit jemi ne”, tha Alibeaj.

61595104 432366483978115 3612952817544724480 n

Exit mobile version