6 muaj nga padia ndaj Veliajt për inceneratorin e Tiranës, SPAK asnjë hetim!

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka mbyllur hetimet në lidhje me aferën korruptive për ndërtimin e inceneratorëve që janë kallëzuar 6 muaj më parë nga Partia Demokratike dhe LSI. Mësohet se hetuesit nuk kanë administruar të gjithë dokumentacionin pranë institucioneve dhe janë ende në fazën e hetimeve paraprake

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nisja e hetimeve për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, prokuroria e posaçme ende nuk ka mbyllur fazën paraprake të hetimeve.

Ishte fillimisht Partia Demokratike që nëntorin e kaluar depozitoi një kallëzim në SPAK, ku akuzonte për shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe sipërmarrësit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Sipas Partisë Demokratike ndërtimi i inceneratorit të Tiranës I ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 430 mln euro. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, hetuesit janë ende në fazën e mbledhjes së informacionit, pasi disa institucione nuk kanë kthyer përgjigje për dokumentacionin e kërkuar.

Një tjetër kallëzim është depozituar në prokurorinë e posaçme këtë radhë nga partia LSI. Në mars të këtij viti, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi denoncoi publikisht disa akuza për inceneratorin e Tiranës, duke e cilësuar si aferën më të madhe korruptive të 100 viteve të fundit.

Padia është depozituar në ngarkim të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako. Të gjithë këta zyrtarë sipas LSI kanë shkelur çdo në praktikën për ndërtimin e inceneratorit.

Artikulli paraprakPërgjimet/ Kushëriri i ish-ministrit të PS në bandën shqiptaro-kolumbiane të drogës, kush ishte roli i tij
Artikulli tjetërTë shtëna me armë në Vlorë, një person i plagosur me plumb paraqitet në spital