613 kg kokainë e transportuar me kamion nga Kolumbia është sekuestruar në portin e Durrësit. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018.
Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe do të transportohej drejt Italisë. Sipas burimeve nga policia, kokaina ishte e paketuar dhe e fshehur në kontenierin e kamionit.
Hetimet janë kryer nga të huajt, ndërsa informacionet kishin ardhur nga Gjermania. Operacioni u krye nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.
Sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Operacionin është finalizuar nga Krimet e Rënda. Mësohet se trafikanët ishin në përgjim dhe kjo i ka nxjerrë zbuluar.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë ndaluar 4 persona. Personat e ndaluar janë emra të njohur. Linja e tragetit ishte Kolumbi-Spanjë-itali-Shqipëri.
Kamioni ku u gjet kokaine ishte i një kompanie që tregtonte fruta ekzotike. Bëhet fjalë për kompaninë Arbri Garden SHPK, kompania importuese e bananeve, me magazina në Maminas. Policia po ushtron kontroll. Mësohet se Prokurori i antimafias italiane i cili vizitoi Tiranën pak ditë më pare ka koordinuar veprimet.
GPS spiun
Hetimet kanë nisur një muaj më parë, dyshohet se kamionit i është vendosur fshehurazi pajisje GPS. Me pajisjen e GPS dyshohet se prokuroria e policia kanë ndjekur lëvizjen e mjetit
Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë në Komisiariat Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe me vendet partnere.