65 kg kanabis nga Shqipëria kapen në Greqi

Policia greke sekuestroi sot 65 kg drogë të futur nga Shqipëria. Bëhet e ditur se droga po transportohej nga dy të rinj grekë, të cilët e kishin marrë lëndën narkotike në Shqipëri. Pas sinjalizimit të rastit, policia greke është vënë në ndjekje të mjetit që po transportonte drogën, duke bërë të mundur ndalimin e tij në Trikalla. Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën dhe sekuestruan 4 çanta që përmbanin 35 pako me 65 kg 80 gramë marijuanë. Ndërsa në pranga u vunë drejtuesi dhe pasagjeri, të dy shtetas grekë 32 dhe 31 vjeç.
Policia greke njofton shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, të përbërë nga grekë dhe shqiptarë. Plot 21 persona kanë përfunduar në pranga, prej të cilëve 9 shqiptarë, ndërsa të tjerë janë grekë. Shtatë persona të tjerë, katër prej të cilëve shqiptarë janë në kërkim nga policia. Rrjeti sillte heroinë nga Shqipëria dhe e trafikonte në Korfuz dhe zona te tjera të Greqisë Perëndimore. Vlerësohet se rrjeti ka përfituar nga trafiku 480.000 euro.

Exit mobile version