Edison YPI
67 titujt që dha Presidenti i Republikës për 67 martirët e Lushnjës meritonin 67 mijë lëvdata, nderime, ceremonira. Por 67 klysha kurvi që dolën nga 67 brima miu shqiptuan 67 mijë gënjeshtra, mallkime, sharje, shpifje, për t’i rivrarë për të 67-ën herë ata 67 martirë. Familjet e 67 shqiptarëve të masakruar nga shqiptarë vuajtën 67 milionë persekutime nëpër 67 burgje dhe vende internimi, hodhën drejt Qiellit 67 milionë kuja e mallkime, derdhën 67 miliardë pika lot. Ka 67 mijë arësye pse 67 martirët nuk duheshin cilësuar “67 ballista”, aq më pak ” 67 tradhëtarë”, e as “67 shqiptarë”, por thjesht dhe qartë “67 njerëz”. T’i biesh 67 herë kryq e tërthor Internetit, të kërkosh në 67 encikopedira, të lodhesh 67 vjet duke gërmuar nëpër 67 biblioteka 67 mijë libra, nuk e gjen dot një krim kaq shtazarak sa i mëkëmbësit të kurvit që ata 67 i vrau me dorën e vet. Megjithatë, 67 klyshat propagandistikë që ka lënë pas kurvi, të zhytur në 67 mijë pellgje gjaku, nuk e kanë hiç në ment të tunden nga istikami i krimit, jo sot, por as për 67 mijë vjet. Krimi shtazarak nuk mund të zhbëhet. Por për të vendosur një drejtësi figurative diçka duhet bërë. Për shembull s’do ishte keq që klyshave të kurvit që shkruajnë nëpër gazeta dhe bëjnë deklarata tu përplasen 67 kokat nga 67 herë pas murit. Meqënse kokat e komunistave kriminelë nuk thërrmohen lehtë, do ishte pak. Për faktin që kur u pushkatuan ata të 67, italianët kishin ikur dhe për këtë hata që bënë s’kishin asnjë arësye, s’ka pse të mos u çahet 67 herë barku me 67 thika të ndryshkura nga ato që i prodhonte uzina partizani. Për faktin tjetër që gjermanët sapo kishin ardhur dhe s’kishin ide çfarë bëhej këtu, thyerja me çekiç e 67 kockave të 67 zuzarëve në 67 copa, nuk është ide e keqe, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Për arësye se, përtej shtazërisë së kurvit dhe mëkëmbësit të tij, në një masë të caktuar krimi makabër u bë për t’i bërë qefin serbomalazezit, nxjerrja me pahir me çengel nga barku i secilit nga 67 klyshat i 67 metrave zorrë barku, lidhja dhe shtrëngimi pas qafe të secilit këlysh me zorrët e veta, duket më se i arsyeshëm, por është dënim qesharak. Diskriminimi i pashëmbëllt fetar me muslimanë dhe kristianë myzeqeje meriton prerjen e lëkurës së trupit me brisk rroje 67 fëlliqësirave në 67 kuadrata. Gjyq me tre veta, emrat e dy prej të cilëve nuk tregohen sepse me gjasa më vonë do jenë pushkatuar edhe ata, çpimi 67 herë i kafkës së 67 klyshave me nga 67 gozhdë trarësh, nuk duket keq. Për shkak se kurvi i paska thënë mëkëmbësit që e ka tepruar jo sepse të masakruarit ishin shqiptarë, e aq më pak njerëz, por sepse kurvit i është dukur se vrasja e 67-ve “nuk na sjell fitim” është një makabritet i papërfytyrueshëm nga imagjinata e 67 Ajnshtajnave dhe e 67 milionë njerëzve që meriton nxjerrjen e syve të 67 klyshave me 67 piruna. Të mendosh se sot e kësaj dite kur kanë kaluar mbi 67 vjet, kanë mbetur qoftë edhe vetëm 67 shtazë të quajtur shqiptarë që flasin keq për 67 viktimat e pafajshme, nuk është aspak e tepërt 67 këlyshave tu ngulësh 67 hunj t’i shkosh në hell të gjallë nën zjarr të ngadaltë 67 orë rrjesht para syve të 67 mijë shqiptarëve. Pjekja në 67 tigana, zjerja në 67 kazana, ngrënia me detyrim e të pëgërave të njëritjetrit, do ishte gjithashtu pak. Që 67 klyshave tua çposh 67 kokat me nga 67 plumba, duket sikur u bën nder. Bluajtja e 67 kërrma klyshash nën 67 mokrra për 67 ditë rresht që do nxirrte miellin e duhur për të bërë një byrek të shijshëm, duket diçka e merituar. 67 klyshat pasi të ndahen në 67 copa mund të futen edhe në grirësin e frutave prejnga do dalin 67 litra gjak i zi që tu hidhet ta lëpijnë qëntë që mbrojnë krimin.