“7 miliardë euro i kaloi për katër minuta”, Basha: Nuk ka zgjidhje për pensionistët, sipërmarrësit dhe fermerët

“7 miliardë euro që i kaloi për katër minuta dhe nuk ka zgjidhje për pensionistët që janë poshtë kufijve të mbijetesës. Po mos të ishte për fëmijët e tyre në emigracion e të afërmit e tyre. Nuk ka zgjidhje për sipërmarrësit shqiptarë, disa prej të cilëve i takova sot në panairin e mobiljeve, është shqetësim kryesor krahu i punës që u largohet, punonjësit që u largohen dhe mungesën totale të mbështetjes apo qoftë edhe të kujtesës për ta, nuk kujtohen për ta.” – u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës 13 në Tiranë, Lulzim Basha.

Basha më tej u ndal edhe në atë se, ndërsa fermerët e kësaj zone nuk kanë parë subvencione me sy, nga ana tjetër, 7 miliardë lekë që vijnë nga Europa i vjedh babëzia e qeverisë.

“Po të flasim për fermerët e kësaj zone, sa prej tyre kanë parë subvencione me sy? I gjithë prodhimi i kësaj zone, e gjithë mrekullia e kësaj zone është mrekullia e punës së njerëzve të mrekullueshëm të këaj zone, jo me ndihmën e qeverisë. 7 miliardë euro, jo vetëm që nuk gjejnë lekë për fermerët, por vjedhin edhe eurot që sjell Europa. Skandali i IPARD-it që ne e vumë si prioitet për ta hetuar në shtator të këtij viti.” – tha ai.

Artikulli paraprakBasha: Pazari u bë që të ruajnë kushtetutën e 2008-ës dhe të ruajnë listat e mbyllura, dhe të ruajnë kontrollin politik
Artikulli tjetër“Me njerëzit dhe për njerëzit”, Basha: Shumë shpejt bashkë me faktorë të tjerë politik nisim një dialog për rotacionin