7 orë në ditë në ERTV, “komandanti” është bërë më keq se Çavez dhe Maduro!

Tension dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës ka patur sot edhe në në Komisionin e Integrimit Europian. Partia Demokratike ka hyrë në Komisionin e Integrimit Europian me të gjithë deputetët e saj dhe i ka akuzuar kolegët e mazhorancës se po u mohojnë të drejtën e fjalës, po i censurojnë me qëllim pasi nuk duan të shikojnë dhe dëgjojnë realitetin në vend; nga ana tjetër, sipas tyre, kryeministri Edi Rama shfaqet pa pushim në rrjetet sociale.
“Si u trafikua ligji nga Fatmir Xhafaj”, ishte boshti i protestës së opozitës në këtë komision. “Ti do të pengosh zërin e opozitës, iu drejtua Vokshi, kryetares së Komisionit. Po bëni censurë totale. Po bëni censurë totale, menduat që nuk do ta zhvillonim mbledhjen. Nëse ka një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, jeni ju. Ju bojkotoni komisionet. A ka mazhorancë të bojkotojë komisionet?! Nuk ndodh.
Mos censuroni! Po sulmoni opozitën! 7 orë në ditë e kemi në ERTV, “Komandanti” është bërë më keq se Çavez dhe Maduro! Me Tërmetin, na nxori mallin e Enver Hoxhës me “Rroftë Komandanti!”, ironizoi Vokshi.

auto Screenshot 81527069910

Exit mobile version