7 qytetarë humbën jetën nga Covid-19, 284 raste të reja në 24 orët e fundit. Harta e të prekurve

Në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë regjistruar 284 raste të reja më koronavirus nga 1278 testime të kryera.

Harta e të prekurve

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd.

Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i viktimave të sotme është shifër rekord që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Lajmi i mirë është se 103 qytetarë janë shëruar nga Covid-19. Situata në spitale vijon të mbetet shqetësuese. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi ndodhen të shtruar 285 pacientë, 15 prej tyre në terapi intensive ndërsa 9 prej tyre në intubim.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

1278 testime – Janë kryer 1278 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

103 të shëruar – Janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

7 viktima – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4302
Durrës 809
Fier 551
Shkodër 521
Korçë 506
Lezhë 387
Elbasan 380
Vlorë 338
Berat 238
Kukës 182
Gjirokastër 128
Dibër 92

Exit mobile version