700 kg drogë me gomone nga Shqipëria kapen në Bari

700 kg drogë të llojit “marijuanë” nga brigjet shqiptare është kapur në zonën e Barit. Bëhet e ditur se droga ishte e ndarë në pako, ndërsa nëse do dilte në treg kapte vlerën totale prej 5 milionë euro. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar, por policia mund të japë detaje të reja në vijim.
Policia italiane ka arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë trafikim lëndësh narkotike të disa llojeve.
Ndaj të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Këta persona vepronin në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian. Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim.
Policia ka ushtruar kontrolle të ndryshe në banesa, ku krahas drogave si hashash, kokainë, janë gjetur dhe sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake. Gjithashtu, në një shtëpi në “Torre a Mare”, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Artikulli paraprakGjushi, 140 milionë lekë vjedhje me një tender për ndërtimin e një shkolle në Shijak
Artikulli tjetërReal i gjymtuar, historia po përsëritet