75 kg drogë nga Shqipëria me makinë futen në Greqi

Policia greke sekuestroi dje 75 kg drogë të futur në rajonin e Neraida-s, Thesproti dhe vuri në pranga një shqiptar. Bëhet e ditur se shtetasi shqiptar, rreth 30 vjeç, u arrestua sot në agim, në 3 maj 2017 nga Policia e Prevezës, Njësia për Parandalimin e Trafikut të Drogës dhe ndihmën e asaj të Igumenicës. Shqiptari akuzohet tani për posedim dhe trafik droge.
Poolicia e identifikoi të riun në aksin e vjetër kombëtar Igumenicë-Janinë. Policia i bëri shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind dhe e shtoi shpejtësinë, duke bërë që policia ta ndiqte dhe pas një farë kohe, ta bllokonte në rrugën Egnatia dhe ta arrestonte.
Duke kontrolluar makinën, policia e gjeti drogën në ndenjëse dhe në bagazh. Makina e shqiptarit ishte në pronësi të një kompanie që i jepte me qera; ajo u sekuestrua si dhe telefoni celular i tij. Shqiptari do të hetohet nga Prokuroria e Thesprotisë.
Ditën e djeshme, policia greke arrestoi një shtetas shqiptar në hyrje të Janinës, pasi me automjetin e tij transportonte një sasi droge. 30-vjeçari u ndalua në fshatin Eleusa, në aksin rrugor Kakavijë-Janinë.
Në portobagazhin e mjetit u gjet një sasi droge prej 42,8 kg kanabis, e paketuar në 26 qase plastmasi. Policia sekuestroi drogën, një telefon celular si dhe makinën me targa greke, që siç rezultoi, ishte marrë në një zyrë vendase të dhënies me qera të automjeteve.
Ndërkohë, një shqiptar i cilësuar si baron i drogës është dënuar me 11 vite burg nga drejtësia britanike. Ai akuzohet se ka transportuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar kokainë të pastër me vlerë 1.25 milion paund. Thanas Qarri, 37 vjeç, ka dërguar në Britani rreth 16 kg kokainë nga Italia. Lënda narkotike shpërndahej në kryeqytetin britanik tek blerësit me pakicë.
Gjyqtari Judith Coello, duke i lexuar shqiptarit Qarri masën e dënimit tha se ai, së bashku me të tjerë persona kishin krijuar një rrjet të fuqishëm importi droge nga Italia dhe më pas shpërndarje në kryeqytetin britanik.

Exit mobile version