Edvin, hiq dorë nga mercenarët, kujdes nga ata që të numërojnë rrudhat e ballit

 

Një letër në formën e kërcënimit të karteleve të drogës është publikuar së fundi në rrjetet sociale nga një person i afërt me Ramën dhe vëllanë e tij me emrin Gaz Demi. Letra është e shkruar në një gjuhë, e cila është tërësisht ajo që përdoret nga Rama në komunikimin e përditshëm.
Letra është shkruar në kushtet e një paniku dhe arrin në agresion në fund të saj ku thotë se “une nuk jam deputet i popullit siç e quan veten ti po jam popull qe di të ta jap përgjigjen edhe ne mes te rruges qe te habitet gjithe dynjaja!”. Këto letrat nga populli që Rama i ka qejf, i përdor sa herë është ngushtë. Nëse do të kishte institucione, atëhere ato do të kishin reaguar të parat dhe do të duhet të kishin zbatuar ligjin sikurse ndodh në të gjitha vendet ku ekzistojnë institucionet e shtetit.
Mirëpo kur institucionet kanë rënë dhe ato janë në dorën e një njeriu të vetëm dhe të paburrë që kërcënon me emrin e të tjerëve kuptohet se në të tilla raste rreziku është ti lihet vendi vetëgjyqësisë. Kjo do të ishte pika e pakthim. Një vend që po kërkon të hapë negociatat me Bashkimin Europian po sillet si të jetë qindra vite prapa civilizimit, sepse ky vend nuk qeveriset me ligjet e shtetit të së drejtës, por me ligjet e mafias dhe karteleve të drogës.
Kjo është gjuha e komunikimit e kreut të qeverisë sot dhe kjo nuk ka për ta çuar shumë larg dhe ai e di shumë mirë se në të tilla raste ka probleme me frymëmarrjen. Sot Rama mund të ketë paratë e pafund të drogës dhe vjedhjeve që i bëhen këtij vendi, vetëm se ai duhet të kuptojë se ato nuk e bëjnë të përjetshëm. Me ato para mund të blejë edhe vrasës, por mercenarët janë mercenarë. Më të rrezikshëm janë ata që të shikojnë rrudhat në lule të ballit.

Ky është kaosi që Rama po i përgatit vetes dhe me kosto të plotë destabilizimi. Kreu i qeverisë që është në hall nga lufta e karteleve duhet të ruajë nervat dhe të thithë kokainë që të qetësohet se sa për kërcënimet e tij përmes emrave që ai gjen duhet të dijë se historia e largët e vitit ’98 ka disa ngjarje që nëse nuk i di trimi bën mirë të pyesë.
Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale, foli për një takim mes biznesmenit Gaz Demi dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, tashmë nën arrest shtëpie.
“RD”
Më poshtë deklarimi i Gaz Demit
E di se nuk është shumë e vlefshme në këtë vendin tonë që të replikosh me politikanët. E di për shkak se jeta ma solli ta njoh nga afër të vërtetën e këtyre “burrave të pushtetshëm” të Shqipërisë, por edhe sepse për profilin tim si biznesmen, e pranoj se kjo është pjesë e riskut të punës. Por ky reagim i imi sot nuk i drejtohet vetëm z. Sali Berisha, por ai është edhe një shenjë respekti për atë pjesë të njerëzve që më njohin për atë që jam dhe që bëj e që janë shurdhuar së fundmi me legjendën e Gaz Demit që vendos dhe lëviz fijet e çdo maskarallëku në Shqipëri.
Berisha ka disa muaj që më sulmon personalisht duke kërkuar t’i japë shpjegim realitetit politik me emrin tim, të qetësojë dyshimet dhe paranojën e vet për të cilat edhe ai nuk e di se nga i burojnë më, apo edhe të bëjë lojërat e veta të vogla, duke u spërdredhur me letra anonime dhe me thashetheme që i shet si informacion top – secret.
Duke t’u drejtuar ty Sali Berisha, po të them diçka që ti e kupton mirë se çfarë do të thotë: Unë jam Gaz Demi. Dhe ti s’më njeh mirë. Më njohin njerezit e tu, mjaftueshem, por ti me njeh mire Mbiemrin. Më njeh edhe si Gazi, por edhe si mbiemër për familjen nga e cila vij.

Ti je bërë si ata burrat që siç thotë populli,burrë buçe. Të siguroj se unë di t’i mbroj të dyja: edhe Gazin që e njeh një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, por edhe Mbiemrin të cilin zotrote e ke dëgjuar mjaft mirë edhe nga historia. Besoj se e kupton se çfarë dua të them.
Duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojmë dhe njohin, apo edhe opinionit, unë po mjaftohem duke deklaruar se edhe Unë të njoh shumë mirë se kush je ti dhe ata që të kanë detyruar të katandisësh veten në këtë pikë. Ta njoh lojën dhe besoj se ta di edhe hallin. Është hall i ndryshëm nga hallet e mia si njeri i biznesit.
Unë nuk fshihem, unë punoj aty ku kam punuar përherë. Unë nuk nis ditën me filtrimin apo shpikjen e letrave anonime, as edhe kaloj kohën në kater e sipërme të kullave ku nuk shihet mirë se kush dhe kush del. Unë, për ta thënë me një fjalë që ka dalë tani vonë e që unë pak kam dëgjuar: nuk jam off shore si dikush tjetër.
Sot ti ke shkelur edhe një kod etik që besoja se nuk do ta kaloje. Ke përmendur familjen në ato statuset ku prej 5 vitesh ke ngritur foltoren e përgojimit.
Zotëri!
Unë jam burri i një gruaje dhe baba i tre gocave qe po te paralajmeroj publikisht edhe si shqiptar:
Mos e trash zullumin dhe mbaje atë gojë! Une nuk jam deputet i popullit sic e quan veten ti po jam popull qe di të ta jap përgjigjen edhe ne mes te rruges qe te habitet gjithe dynjaja!!!
Shpresoj të jetë hera e fundit që të merrem me ty publikisht!

Artikulli paraprakHajdarmataj s’tërhiqet, përballet me Tahirin, çfarë tha ish-kreu i Krimeve të Rënda në Gjykatë
Artikulli tjetërSalah zbulon se çfarë i tha Mourinho në prag të ndeshjes United – Liverpool