“7×7=313”, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut…

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit se “fyellin e tij nuk ia jepte dot”.

Nga Athina, Basha i ka numëruar edhe një herë të gjithë shokët e Ramës të rënë në burg, duke e evidentuar secilin prej tyre me vrimat e fyellit.

Basha shprehet se vrima e parë doli Lali Eri, ndërkohë që ka lënë të kuptohet se edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës së shpejti do të ketë probleme me drejtësinë.

“O Rame, po fyelli është i yti. Vrima e parë doli Lali Eri, shkova te vrima e dytë, doli Ben Ahmetaj, shkova te vrima e tretë, doli Teri, shkova te vrima e katërt, doli Jurgis Çyrbja, shkova te e pesta, doli Gjush Dako, shkova te e gjashta, e di vetë ti kush doli… A Rame-Rame, i ke bërë gati paketat për atë më duket apo jo? Shkova te vrima e shtatë, doli edhe aty deputeti yt që është dënuar për inceneratorët. Shtatë vrima, shtatë shokë.” – shprehet Basha.

Ai më tej vijon me ironinë duke i kujtuar edhe një herë Edi Ramës se 7×7 = 313. “Po pate ndonjë fyell tjetër, na e jep o Rame, se 7×7= 313 në Tiranë dhe në Athinë mor Rame” – përfundon Basha.

Artikulli paraprak“Të kujtojnë shprehjen çfarë uji i ke dhënë gomarit”/ Basha ironizon kritikët: Kur shpalosnim programin, bënin sikur s’e shihnin
Artikulli tjetërHudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut