“7×7=313 është refren kombëtar kundër korrupsionit”, Basha: Vota për numrin 4 është garancia që 313-ta të mbushet plotë me të korruptuar

“Është kthyer në refren kombëtar 7×7=313”, – është shprehur drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “360 gradë”. Ai tha se nuk është vetëm një mesazh ndaj korrupsionit, por ka dhe një ngazëllim të justifikuar që një pjesë e tyre tashmë janë kapur nga drejtësia e re dhe janë prapa hekurave.

Basha përsëriti se vota për numrin 4 është e vetmja votë garante që 313-ta të mbushet plotë me të korruptuar.

“Është kthyer në refren kombëtar 7×7=313. E di pse? Kam përshtypjen jo vetëm për faktin që është një mesazh ndaj korrupsionit, por kam përshtypjen ka dhe një ngazëllim të justifikuar që një pjesë e tyre tashmë janë kapur nga drejtësia e re dhe janë prapa hekurave dhe prandaj ju pëlqen njerëzve. Kur i pyet njerëzit, doni që të vazhdojë 7×7=313? Thonë të mbushet plotë. Vota për numrin 4 është e vetmja votë garante që 313-ta të mbushet plotë me të korruptuar” – tha Basha.

Artikulli paraprak“Mos u bëni mish për top”, Basha: SPAK dhe BKH në qendrat e votimit, kush prek votën, përfundon në burg