“7×7=313, qeveria më e korruptuar që nga 1912-ta”, Basha në Rrëshen: Mbështesim SPAK, sepse paratë s’mund të jenë edhe te shokët, edhe te qytetarët

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Rëshenit. Në fjalën e tij, Basha e cilësoi qeverinë aktuale si më të korruptuarën që nga viti 1912.

Ai theksoi se mbështetja ndaj SPAK është e panegociueshme dhe e vetmja mënyrë për të ndalur pandëshkueshmërinë dhe për të rikthyer fondet publike në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, paratë e shqiptarëve s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende, edhe te shokët e Ramës, edhe te xhepat e pensionistëve,edhe te fermeri shqiptar; te pronarët, të përndjekurit, te fëmijët e shqiptarëve, te rinia jonë, te shëndetësia dhe arsimi.

Basha tha se kryeministri Rama është kreu i këtij korrupsioni dhe shoku i shokëve tek 7×7=313.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ajo që ka nisur, falë punës së jashtëzakonshme të Stukturës së Posaçme Antikorrupsion, pra pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë, asgjë e mirë nuk do të ndodhë me vendin. Kjo është mendoj, edhe arsyeja se përse, përpos gjithë censurës, bllokadës mediatike, baltës që është hedhur mbi ne, mbi Koalicionin Euroatlantik, shprehjen më konçize të të vërtetës nuk e kanë bllokuar dot. Ajo ushton, siç ushtoi këtu në Mirditë, paradite në Tiranë, dje në Durrës, anë e mbanë Shqipërisë; ajo nuk do të ishte kurrë kaq popullore po të mos ishte thelbi i të vërtetës, pyetja: Rame, ku i ke shokët? 7×7=313.

313-ta ku është gjysma e kabinetit qeveritar, e arrestuar për korrupsion, nën gjykim për korrupsion, e dënuar për korrupsion. Me qindra zyrtarë të lartë të kësaj qeverie janë prapa hekurave, qindra të tjerë, janë në procese hetimore dhe kjo është damka më e madhe që një qeveri ka pasur që nga 1912. Ndaj, miqtë e mi, ky refren popullor ka brenda edhe shprehjen më të hidhur të këtij realiteti por dhe ngazëllimin jo kaq të heshtur, gëzimin jo kaq të heshtur dhe të përligjur të shqiptarëve të ndershëm, se fundi I luftës, fundi I pandëshkueshmërisë ka nisur, se fundi I korrupsionit është afër e ndaj mbështetja pa kushte e parezerva ndaj SPAK-ut është zotimi im I parë dhe kryesor para shqiptarëve. Sepse, përveç faktit se programi I shpallur më 1 Qershor, u sulmua, u anatemua, u përqesh nga kundërshtarët tanë politik dhe më pas u kopjua siç kopjojnë kopjacët me sy e me dorë por jo me mendje. Më e rëndësishme është që edhe kopjet më të zbehta të programit tonë, mbeten paçavure dhe të parealizueshme, mbeten premtime piramidale sepse pa luftuar korrupsionin paratë do të vazhdojnë të zhduken në xhepat e shokëve të Ramës te 7×7=313, apo shoqeve valltare. Paratë e shqiptarëve s’mund të jenë njëkohësisht në dy vende, edhe te shokët e Ramës, edhe te xhepat e pensionistëve; edhe te shokët e Ramës, edhe te fermeri shqiptar; edhe te shokët e Ramës, edhe te pronarët, të përndjekurit, te fëmijët e shqiptarëve, te rinia jonë, te shëndetësia dhe arsimi. Dhe arsyeja pse nuk janë te njerëzit, pse nuk janë te ekonomia, është e thjeshtë, e dukshme dhe e provuar në mënyrë gjyqësore tashmë sepse problemi kryesor është korrupsioni, autor I këtij korrupsioni, kreu I këtij korrupsioni është shoku I shokëve tek 7×7=313, dhe Shqipëria mund dhe duhet të ndryshojë vetëm duke e përcjellur paketë qeverinë më të korruptuar nga 1912-ta.

Exit mobile version