8 vjet nga reforma në drejtësi, Ambasada e SHBA: Përgëzojmë popullin shqiptar, proces i pakthyeshëm

Ambasada e SHBA ka reaguar përmes një deklarate lidhur me miratimin e reformës në drejtësi 8 vjet më parë, ndërsa përgëzon popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm.

“Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, thuhet në deklaratë.

Postimi nga Ambasada e SHBA:

Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm.

Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë.

Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve.

Artikulli paraprak“Rekursi në Gjykatën e Lartë, është vendim i institucioneve të partisë”/ Karabina: Alternativa e Demokratëve Euroatlantikë më e mira për shqiptarët. Jemi koherent në qëndrimet tona
Artikulli tjetërZbulohet raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujit