“8 vjet vuajtje, sakrifica, persekutim, largime nga puna, emigrim i detyruar”, Alibeaj takime me strukturat në Fier: 25 prilli, mision historik!

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Enkeleid Alibeaj vijon takimet me strukturat. Alibeaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se, sot ka takuar strukturat e Rajonit 3 Fier. Alibeaj shkruan se, 25 prilli është dita për një Shqipëri të punës, të lirisë dhe shpresës se ky vend do bëhet nga shqiptarët patriotë!

“Takim i radhes me Strukturat e Rajonit 3 Fier. 8 vjet vuajtje, sakrifica, persekutim, largime te paligjshme nga puna, rrahje, burgosje, emigrim i detyruar e mjerim ekonomik i kane bere keta burra e gra, me te forte, me te pjekur, e shume here me te bindur, se permbysja e rregjimit eshte sherbimi madhor ndaj qytetarise se neperkembur fierake.

E keta njerez e kane marre persiper kete mision historik! 25 prilli eshte dita per nje Shqiperi te punes, te lirise dhe shpreses se ky vend do behet nga shqiptaret patriote!”, shkruan Alibeaj.

Exit mobile version