Protesta/ Artistët paralajmërojnë Ramën: Do ta mbrojmë Teatrin me trupat tanë!

Artistët janë mbledhur sërish ditën e sotme para Teatrit Kombëtar, për të vijuar protestën e tyre, ku i bëjnë thirrje kryeministrit Rama, që të tërheqë ligjin për prishjen e godinës.
Protestës së artistëve i janë bashkuar qytetarë të shumtë si dhe përkrahet nga forcat opozitare.
Po ashtu, artistët i kanë bërë sërish thirrje presidentit Ilir Meta, që të mos deklretojë ligjin e miratuar nga mazhoranca, ndërsa janë shprehur se do të mbrojnë teatrin me trupat e tyre.
Ervin Goci, profesor në Universitetin e Tiranës, është shprehur se tashmë do të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, nëse qeveria nuk tërheq ligjin.4141
“Askush nuk do të afrohet tek Teatri”, është shprehur ai duke theksuar se nuk kanë pasur në plan të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, për sa kohë kanë zgjedhur që të negociojnë, por nëse ligji nuk kthehet atëherë ata do të ngujohen tek godinat për t’i mbrojtur. Opozita duhet të lëshojë mandatet në Parlament, nëse duan të bëjnë opozitë. Nëse se bëjnë këtë po tallen me ne, por jo vetëm me ne por me veten e tyre. Nëse nuk i lënë mandatet atëherë janë pa moral”, u shpreh ai.

Exit mobile version