850 milionë euro kredi që do paguhet nga takast tona/ Rilindja po e shfrytëzon edhe këtë fatkeqësi për të grabitur të pastrehët

Janë marre 850 milionë euro kredi për rindërtimin! Nje kredi që do paguhet vetëm me taksat tona. Kjo për te ndertuar minimalisht me standarte minimale!

Por, në vënd të solidaritetit me këta fatkeqë, rilindja po e shfrytëzon edhe këtë fatkeqësi për të përmbushur epshet e grabitqarëve rreth saj, duke vjedhur edhe mundësinë për një strehim dinjitoz të këtyre të moshuarve, grave dhe fëmijëve fatkeqë.

Sipas ekpertit Astrit Seranaj edhe kasollet e lopëve kanë standart më të lartë se këto banesa, që jo vetëm nuk respektojnë as standartet më minimale, por mund të rrëzohen nga lëkundja më e parë dhe të cilat shqiptarët do t’i paguajnë për vila.

Postimi i plotë shoqëruar me foto

Nga Titi Seranaj

Marr nga faqja e Kryeinspektorit.
Nga procesi i Rindërtimit.
Shtëpi individuale.

1-Shtëpi pa themel.
2-dysheme e armuar 20-25 cm trashësi.
3-sistem kollonçinash(20×20cm) jashtë standartit vetëm në murin perimetral.(duhet rrjet konstruktiv me kollona dhe trarë beton- arme).
4-mure me tullë të lehtësur(jo mbajtëse) mbi të cilat mbështeten trarë lidhës perimetral..
5-çati metalike pa hidroizolim dhe pa termoizolim.

1.Këto ndërtesa po ndërtohen pa projekt konstruktiv.
2.nuk janë shtëpi antisizmike.
(Tërmeti më i parë i dëmton seriozisht.)
3.Metodologji e gabuar, një sistem i tillë kollonçinash mund të aplikohet vetëm në mure mbajtëse(jo mbi mur tulle të lehtësuar me trashësi 20 cm).
4.standarti i punimeve niveli më i ulët i mundshëm.
5-çatia nuk plotëson asnjë parametër për konfortin termik të ambjentit sipas manualit.
(Humbje energjie të një shkalle shumë të lartë duke rritur kosto.skandaloze.)

STOP këtyre ndërtimeve pa standart pa projekt të mirfilltë, me sipërfaqe të cunguara, pa preventiv dhe të pasigurta për jetën e njerëzve.
STOP!

Shënim:vendos tabelën sipas ligjit në çdo objekt.
Ku pasqyrohet… projekti. hartuesit e projektit. miratuesit. zbatuesit dhe vlera e investimit.

Exit mobile version