9 humbje jete dhe 321 raste të reja me Covid-19, qytetet me më shumë të infektuar

9 humbje jete dhe 321 raste të reja me koronavirus nga 1 446 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Që nga shfaqja e Covid në vend, janë prekur 21 523 persona, nga të cilët 11 367 janë shëruar dhe 527 kanë humbur jetën. Rastet aktive janë 9 629.

LEXO EDHE Akuza se do trafikonin 650 kg marjuanë, prokuroria gjermane kërkon 22 vjet burg për dy shqiptarët
Në spitale, janë të shtruar 328 persona. Në 24 orët e fundit, janë shëruar 121 pacientë.

Rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 raste në Tiranë
22 në Kavajë
Nga 12 raste në Korçë, Pogradec
11 në Fier
10 në Vlorë
9 në në Elbasan
Nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh
Nga 6 raste në Durrës, Sarandë
Nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë
Nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet
Nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë
Nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.
Të shëruar dhe situata në spitale

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

“24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE Basha: E keqja merr fund më 25 prill, do shërojmë Shqipërinë
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4896
Durrës 879
Fier 731
Korçë 595
Shkodër 539
Lezhë 434
Elbasan 431
Vlorë 397
Berat 287
Kukës 200
Gjirokastër 144
Dibër 96

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve “të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anti-COVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise”.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, apelon ministria.

Exit mobile version