9 kartolina me kërkesat e studentëve janë vendosur mëngjesin e sotëm përpara kryeministrisë, te pema e zbukuruar për festa.
Studentë dhe pedagogë janë bërë bashkë në përcjelljen e mesazheve për Ramën, ku me shkrim dore, nga një kërkesë për çdo kartolinë, i janë vënë pemës.
Pavarësisht se u tha se protesta e studentëve do të ndërpritej gjatë pushimeve duket se një pjesë e të rinjve nuk janë dorëzuar, dhe ca më shumë iu ka ardhur dhe kjo ide e veçantë.
Për shkak të pushimeve të fundvitit një pjesë e studentëve janë detyruar që të kthehen te familjarët e tyre në rrethe, ndërsa me fillimin e Janarit pritet dhe përshkallëzimi i protestës së tyre.
Të rinjtë kanë paralajmëruar se mund të ngujohen dhe në Fakultete në shenjë protestë, derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.