Zbulohet dokumenti, ja kush është militanti i PS që futi policët në Universitete

Në një letër të bërë publike në media, zbulohet se administratori i Universitetit të Tiranës i ka kërkuar Policisë që të ndërhyjë në Fakultete.
Skerdi Dafa, në shkresën drejtuar policisë, thuhet se prania e efektivëve është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë. Po ndryshe nga sa thuhet në mediat pranë qeverisë, Dafa nuk është një emër i panjohur në PS.
Ai ka qenë më herët ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, dhe ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa jo pak herë është cilësuar si militant. Bordet e Administrimit janë akuzuar dhe më herët si të kapura nga qeveria, ç’ka bën që Universitetet mos të kenë autonominë reale dhe të shumëkërkuara.

Artikulli paraprakUniversiteti Bujqësor bojkotim total të mësimit dhe ngujim në Fakultet
Artikulli tjetërUshqimet që ndihmojnë shëndetin e trurit