Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se, kryeministrit të vendit po i mbaron vaji në kandilin e tij. Përplasjen mes Metës dhe Ramës për Gent Cakajn ai e sheh si përplasje institucionale e cila mund të prodhojë krizë politikë duke marrë parasysh se edhe vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
“Pas një viti thotë se këta të rilindjes nuk bëjnë. Tani po vret rilindjen duke kaluar në një anonimitet që nuk e kanë aftësinë për të qenë ministër. Unë them që janë vetëm një maskë e Ramës. Duhet të prononcohet qartë çfarë e pason këtë marrëveshje. Ka qenë disa herë në Gjermani dhe grindej se kush ishte dashnori më i mirë i Merkelit. Unë them që Cakaj është një maskë që Rama po fsheh diçka më të madhe.
Përflitet se marrëdhëniet mes Ramës dhe Bushatit janë të tensionuara për shkak të kësaj marrëveshjeje. Bëhet fjalë që numri 1 i vendit dhe numri 2 i vendit të merren vesh me çfarë do lloj vendimi. Edhe në këto raste ka një bashkëbisedim mes palëve. Pra çdo njeri që ka firmën, ka diskrecionin të vendosi vlerësimin e tij, të vendosë apo të mos vendosë firmën. Unë e vlerësoj këtë vlerësim në këtë kontekst. Kjo është një krizë institucionale mes presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit, duke qenë se nuk kemi edhe Gjykatë Kushtetuese. Kemi të bëjmë krizë institucionale kushtetuese, politike, por ajo morale është e diskutueshme. Presidenti ka përgjegjësi për politikën e Jashtme. Ramës po i mbarohet vaji i kandilit dhe është drejt dështimit të plotë. Rama është si një shishe vere që nuk e ka verën e mirë dhe as shishen dhe përpiqet të luaj me etiketën”, tha ai në “Kjo Javë” në Neës 24.
Gent Cakaj është një figurë e vogël
Islami ka folur për emrin e Gent Cakajt, i propozuar nga Rama si ministër i Jashtëm. Sipas tij, Gent Cakaj është një figurë e vogël.
“Nuk është thjesht në nivelin e politikës së jashtme, më shumë se “furtunë” unë do e quajë si “maska”, Gent Cakaj. Edhe në Kosovë nuk di askush detajet e marrëveshjes për integritetin e Kosovës, por as në Shqipëri nuk e di. Rama nuk është shprehur, ai ka lënë të kuptohet se është në dijeni. Rama ka heshtur duke mos shprehur asgjë, kjo ka një pjesë që lidhet me ministrin e jashtëm. Dua të them që askush nuk di detaje, por thuhet se do të preket integriteti i Kosovës”, tha Islamaj.
Deputeti u ndal edhe tek përplasjet politike mes Ramës dhe Metës, por edhe reagimin e kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Islamaj foli edhe për “klanet” në këtë çështje
“Për t’u maskuar kanë thënë se është një rregullim i çështjeve të kufirit. Njëra palë është Rama-Thaçi, nga ana tjetër, Meta-politikanë shqiptarë, përfshirë edhe Haradinaj. Duke qenë se është një çështje e koklavitur nuk ka dashur të shprehet. Haradinaj është shprehur në mënyrë akoma më ekstreme duke vendosur taksën 100 % duke bërë të pamundur marrëveshjen. Haradinaj është shprehur për këto, por duke qenë se është një çështje e brendshme nuk ka zgjedhur të flasë, Zoti Cakaj është shumë i vogël”, tha ai.