Krimi trondit Tiranën, kush janë tre viktimat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranës mëngjesin e kësaj të hëne. Në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Kristaq Mone” dhëndri ka vrarë vjehrrin në shtëpinë e tyre.
Më pas dhëndri është hedhur nga ballkoni, ku është gjetur nga policia i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Bëhet e ditur se, autori i krimit Majlind Lala ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin Bujar Mata, 63 vjeç dhe ish-vjehrrën Xhevahire Mata, 52 vjeçe në shtëpinë e tyre.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se autori ishte i divorcuar. Ish-bashkëshortja Nevila Mata ndodhet në Suedi. Tre viktimat kanë patur konfikt të mëparshëm me njëri-tjetrin.
Më pas ish-dhëndri Majlind Lala është hedhur nga ballkoni, ku është gjetur nga policia i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe XH. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

auto Screenshot 41547451195

Artikulli paraprakFlet studentja e dhunuar: Padrejtësi! Protesta është paqësore, kemi mbështetjen e të gjithë pedagogëve
Artikulli tjetërPas vrasjeve në Tiranë, të shtëna me armë zjarri në Fier! Krimi bën ligjin, policia rrethon studentët