Dade i përvishet Ramës për kandidatin për ministër të Jashtëm: S’duhet të ishte as…

Ish-ministrja e Jashtm e PS, Arta Dade i është përveshur Ramës duke e konsideruar të papranueshëm kandidimin që ai i bëri Cakajat për ministër të Jashtëm. “Diletant” është shprehur Dade sipas të cilës ajo as nuk ka qenë në dijeni se “ky djalë të ketë qenë edhe zv.ministër”. Dade ka thënë se është e papranueshme që Cakaj të jetë edhe kryenegociator për integrimin e vednit në BE pasi sipas saj kjo kërkon diplomat me përvojë që i kalojnë mandatet e një qeverie.
Dade e ftuar në emisionin “A Show” teksa e komentoi Cakajn si të panjohur, nuk kurseu as batutat “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës”.
“Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë, kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, njeh procesin tonë. Mbase të isha unë të isha në vend në Bushatit, nuk do ta lija si krye negociator. Fakti që është është nga Kosova, ishin eksagjerime. Fjala ‘turp’ ka inflacione, ky djalë nuk ka as mandat përfaqësimi. Mua më vjen keq, por përderisa ëshë kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës. Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, tha Dade.

cakaj

 

Artikulli paraprakKanceri Rama duhet larguar një orë e më parë!
Artikulli tjetërPaloka në Shkodër: Sa kohë që Rama të jetë në krye të vendit, nuk mund të ketë demokraci!