Shkolla pa energji, Braçe shpërthen ndaj medias: Unë quhem Erion Braçe dhe jo Erion Braqe! Kaq! Asgjë tjetër

Erion Braçe është kapur keq sot me një informacion të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media.
Braçe i ka quajtur të gjitha shpifje, dhe sipas tij mediat duhet japin llogari për ato që publikojnë. Një qytetar I është drejtuar portalit JOQ se shkolla fillore e fshatit Bishcukas në Divjakë është pa energji elektrike me telat per tokë dhe fëmijët rrezikojnë jetën nga rryma dhe nga i ftohti. Kjo shkollë ndodhet në zonën ku Braçe është deputet i PS. Braçe ka reaguar ashp[ër duke e quajtur shpifje lajmin e publikuar nga JOQ.
Reagimi i Braçes
Kjo është ndyrësia e shpifjes në këtë vend!
Kjo medemek eshte #media
por ne te cilen mund te shpife kushdo,
madje edhe mesues qe nuk di te shkruaj shqip.
Dje ne mbremje,
nje kamion i larte ka keputur kabllin qe furnizon me energji shkollen e Bishtcukasit ne #Divjake.
Ka ikur nga vendi pasi ka shkaktuar demin dhe, as ka lajmeruar per kete.
Sot prej mengjesit,
elektricistet e Oshee kane identifikuar demin dhe kane nderruar kabllin e demtuar.
Kaq! Asgje tjeter!
Pra eshte shpifje e ulet qe Oshee ka nderprere energjine, eshte shpifje e ulet qe #bashkiaDivjake ska paguar nje fature 20000 lekeshe te dritave.
Por per kete #media nuk eshte problem qe e genjen kushdo, madje nuk eshte problem dhe ta perhape shpifjen pa bere as verifikimin me te vogel!
E fundit,
une quhem Erion Braçe jo Erion Braqe dhe mjafton kaq per te kuptuar se keta e kane shpifjen semundje edhe kur bejne mesuesin qe nuk di as shkrim e as kendim!

c 1

a 2

Artikulli paraprakNga “Abi Bank” te “Reiffeisen”, ja komisionet e kripura të bankave
Artikulli tjetërVasili thirrje shqiptarëve: Hapni sytë dhe ruhuni nga mashtruesi Rama!