E njoftoi Berisha prej orësh vetëdorzimin e Balilit, Lleshi i Ramës dhe Rama i leshit flasin për “suksesin e kapjes”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas ‘paradës’ së qeverisë për gjoja suksesin e arrestimit të shumëkërkuari Klement Balili. Paloka shkruan në jnjë postim në Facebook se, e ka njoftuar Berisha prej orësh vetëdorzimin e Balilit, Lleshi i Ramës dhe Rama i leshit flasin për “suksesin e kapjes” së tij.
Postimi i plotë i Palokës
O qeveri e Lleshit…
E ka njoftuar Berisha prej oresh vetedorzimin e Balilit. Lleshi i Rames dhe Rama i leshit flasin per “suksesin e kapjes” se tij.
Te besosh se Lleshi kapi Balilin eshte si te besosh qe Rama eshte “kryeministri me i mire”. Lleshi i Rames shume shume rreh ndonje student naten po per “lufte kunder krimit” e shohin shqiptaret cdo dite…
Pas dy sulmeve te “Zerit te Amerikes”, Rames i duhej nje “sukses” dhe Balili ishte atje, gati…

balili me droge 41106

Artikulli paraprakUshqimet që luftojnë kancerin
Artikulli tjetërFaktet që duhet të dini për ilaçet kundër dhimbjeve