Mbledhja e parë e KED, Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Enkelejd Alibeaj bëri publik qëndrimin e Partisë Demokratike se mbledhja është e paligjshme dhe e pavlefshme.
Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.
‘Një organ i krijuar nga paligjshmëria difekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë’, tha Alibeaj, i cili vuri në dukje se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme.
‘Marrja e vendimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës’ u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur’.
Enkeleid Alibeaj shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së.
Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli paraprakBasha: Rama ka ulur kokën para të gjitha kushteve të vendosura nga Balili
Artikulli tjetërPedagogët e Shkencave Sociale i bashkohen protestës së studentëve!