Shtyhen edhe 3 muaj hetimet për Tahirin

Shtyhen për tre muaj hetimet për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish ministrin. Kjo prokurori vijon të jetë në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania.
Vonesa e përgjigjeve për dy letërporosi të nisura në Itali, në Katania, e Mal të Zi detyruan prokurorët e çështjes “Tahiri” të shtyjnë edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm.
Prokuroria ka dyshime se Saimir Tahiri ka udhëtuar drejt Malit të Zi me persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje. Ndërsa nga Italia pritet që të mbërrije dëshmia e Frederiko Silvestrit person i cili dyshohet se i ka shitur një mjet lundrues grupit të “Habilajve”. Vetëm pas mbërritjes së këtyre përgjigjeve prokuroria do të vendose nëse duhet ta dërgojë dosjen për gjykim.
Po ashtu dosja pritet të plotësohet edhe me të dhënat për pasurinë e Tahirit dhe familjarëve të tij.
Grupi i Habiljave ndër vite ka trafikuar drejt Italisë të paktën 3.5 ton kanabis me vlerë tregu 20 milionë Euro. Dyshimet janë se e gjithë veprimtaria e Habilajve mbështetej tek bashkëpunimi me policinë e shtetit dhe dyshohet se një pjesë e përfitimeve monetare përfundonin tek ish-ministri i Brendshëm
Tahiri po hetohet në gjendje të lirë që prej muajit maj. Krimet e Rënda do të kenë kohë deri ne 17 Prill për të vendosur mbi fatin e kësaj dosje.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërProtesta/ Tension tek Ekonomiku, studentët nxjerrin jashtë punonjësit e Administratës