A do mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend?

Nga Ergys MERTIRI

Nje pergjim i vendosur per nje jave mbi nje drejtor krejt pa rendesi si ai i burgjeve, nxorri nje tufe deputetesh e pjesetare te kabinetit te Kryeministrit, qe nderhyjne me lista per te hequr e vene njerez nga puna. Pergjimi, ne fakt ishte vene per diçka krejt tjeter, por rrjeta zuri nja 5 a gjashte peshq te medhenj te rastesishem. Keta kane frike te hetojne e pergjojne dike sepse ngecin vete ne rrjete (siç ka ndodhur me shume çeshtje te meparshme).
Ne menyre qesharake, qeveria argumenton se deputetet kane nderhyre te nxitur nga ndjenjat humane per te ndihmuar njerez qe kane nevoje per pune, por sidoqofte, sipas saj, ata nuk kane arritur gjithsesi te ndikojne procesin e punesimit, i cili ka vazhduar konform ligjit pavaresisht orevatjeve te tyre per ta ndikuar. Pra deputetet jane munduar kot, dhe nuk iu ka ecur fjala, pasi ketu tashme ka shtet dhe nuk ka deputet qe arrin te prishe meritokracine ne punesim! Qeveria madje kalon ne kundersulm duke akuzuar edhe Zerin e Amerikes si kazan. Natyrisht, ajo e di shume mire qe keto sofizma nuk i ha kush, por megjithate i thote duke shpresuar qe njerezit te normalizohen me skandalet, duke i marre ato lehtesisht.
Dakort, e di qe kjo lloj shemtie me vendet e punes ka ndodhur gjithmone, me te gjitha qeverite. Por nuk mund ta pranoj cinizmin e ketij argumenti per shkak se, kur i themi dhe denoncojme fenomenet na kerkojne fakte, ndersa kur faktet iu shperthejne ne duar, na thuhet se ky fenomen ka qene perhere. A do mbaje dikush pergjegjesi ne kete vend?

Artikulli paraprakParlamenti ka rënë!
Artikulli tjetërMustafa Nano deklaron se është gay: Më palloi Maringleni për herë të parë në Skrapar