Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook një denoncim të qytetarit dixhital. Qytetari shkruan se, më 14 janar të këtij viti në Vlorë dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërsa vetëm emri i njërit prej tyre u bë publik. Sipas qytetarit, me urdhër të policisë nuk u lejua që të bëhej publike emri i tij.
Qytetari shkruan se Tesiljan (Tesi) Basho, është person i kërkuar nga shteti italian, ndërsa akuzon policinë se nuk e bëri publik emrin e tij.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Bashkëpunim i narkopolicise me vrasesin!
Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb
Përshëndetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlorës dhe dua t’iu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditësh ne Vlore pikërisht me date 14 janar ne orët e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetëm njeri nga këta te dy pikërisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te këqyrjes se kamerave te sigurisë se një ambienti ne afërsi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kërkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili është një person me rrezikshmëri shume te larte. Me urdhër nuk u lejua te behej publike.