Një grykë pusi nafte në Zharrëz të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme duke krijuar panik te banorët.
Gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen endë shkaqet e zjarrit.
Mësohet se pusi me numër 2702 i përket kompanisë Albpetrol. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe pranë nuk ka banesa të cilat mund të rrezikoheshin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët.