Pas atyre të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit dhe Shkodrës, edhe studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të ngujohen. Mësohet se vendimi i tyre erdhi pas mbledhjes së Këshillit Studentor. Ashtu siç bashkëmoshatarët e tyre në qytetet e tjera, edhe ata të Korçës kërkojnë rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ditën e sotme, datë 17.1.2019 pas mbledhjes së senatorëve të Fakultetit Ekonomik në unanimitet u mor vendimi për të filluar ngujimin. Studentët e Fakultetit Ekonomik ju bëjnë thirrje të gjithë studentëve të fakulteteve të tjera për tu bashkuar dhe për të luftuar deri në realizimin e plotë të kerkesave dhe të drejtave tona. Kauza jonë është shumë e qartë:
1- Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
2- Plotësimi i 17 kërkesave drejtuar Rektorit, të cilat nuk janë përmbushur edhe pse ka kaluar afati i realizimit të tyre.
Ditën e nesërme le të bashkohemi të gjithë në ngujim për të kërkuar të drejtat tona!
Ne nuk gënjehemi me pak! Ne meritojme më të mirën!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!