Përplasje te Juridiku! Fressh-istët shkojnë për mësim, studentët e ngujuar i përzënë: Të ikin tradhëtarët”!

Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon kreu i qeverisë Rama ka organizuar strukturat e qeverisë dhe të partisë që të shuajë levizjen studentore.
Tek Juridiku kanë shkuar FRESH-istët duke u munduar të përçajnë studentët.
Por reagimi i të rinjëve protestues ka qenë i menjëhershëm. “Shqipëria e shqiptarëve, të ikin tradhëtarët”!
Ndërkohë që stduentët kanë dalë jashtë duke i përzenë të rinjtë e FRESSH.
Studentët vazhdojnë të mbeten jashtë Universiteteve në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre. Ndonëse qeveria deklaron se kërkesat janë plotësuar, studentët nuk janë të kënaqur dhe kanë bojkotuar mësimin derisa të plotësohen 8 kërkesat nga qeveria.
Dy fakultetet e inxhinierisë, mekanike dhe elektrike vazhdojn bojkotin në shumicë dërrmuese.
Tek Fakulteti Ekonomiku dera është hapur, vijon ngujimi i studentëve dhe bojkoti në masë, ndërsa disa studentë deklarojnë se kanë bërë mësim në klasa me pak vetë. Por dera është hapur dhe komunikohet. Shumica e studentëve hyjnë në fakultet për të marrë informacion nga sekretaritë jo për mësim. Tek Fakulteti Juridik vazhdon edhe bojkoti edhe ngujimi dhe porta është e mbyllur.

protesta1

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Rama do të ketë fundin e një diktatori!
Artikulli tjetërRama iu hakërrehet pedagogëve: “Mos prisni të bëhem dhe unë me studentët se e shihni pastaj”…