Sali BERISHA
ne historine e kushtetutshmerise, interesit kombetar dhe politikes se jashtme te Shqiperise!
Te dashur miq, sot eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetuteshmerise, te politikes se jashtme te Republikes se Shqiperise dhe interesave kombetare te shqiptareve.
Kjo sepse kete dite, me 18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikes dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirefillte, njeriun qe ne popull masivisht e therrasin Zografi Bis, si minister i jashtem i Shqiperise.
Kjo sepse kesaj here, njelloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare, qe per llogari te magalides shpalli autonomine e zonave jugore te vendit, Edvin Kristakis Rama me marreveshjen e tij i fali Greqise 2100 km det dhe trilione meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri perrallore nendetare te popullit shqiptar.
Edvinin shqiptaret e konsiderojne dhe e therrasin rendome Zografi bis sepse ai eshte flamurmbajtes ne Tirane i idese se Serbomadhise, iniciator i projektit te coptimit, tregtimit te territoreve te Kosoves.
Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetutshmerise dhe triumf i grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse:
Kushtetuta e Shqiperise neni 102 pika “d” sanksionon” se kryeministri por jo zevendes kryeministri “kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje”.
Me kete pike te ketij neni, ne arsyetimin me elementar do te thote se Kushtetuta e kufizon kryeministrin çka nuk e ka bere per zevendesin e tij te kryeje detyra te tjera perveç atyre qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligj.
Kushtetuta ka vendosur piken “d “ne nenin 102 me qellimin per te kufizuar kryeministrin, per t’i diktuar atij se vertet ti je shef i ekzekutivi por fuqite e tua kufizohen brenda Kushtetutes dhe ligjit, dhe per t’a detyruar keshtu me qellim kryeministrin, qe te respektoje parimin e dekoncentrimit te pushtetit ekzekutiv, parim qe de facto eleminohet me dekretimin e Edvinit minister i jashtem dhe çel rrugen ipso facto mbi bazen e ketij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda shtetit duke eleminuar Gjykaten Kushtetetuese, te marre cdo portofol tjeter njelloj si ne vende diktatoriale.
Edvin Kristaq Rama, per te marre portofolin e ministrit te jashtem duhet qe te amendonte Kushtetuten, e cila qellimisht nuk ka parashikuar qe kryeministri te marre edhe detyren e ministrit por e ka urdheruar ate se mund te marre detyra qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.
Po keshtu, puçisti Rama mund te merrte detyren e ministrit te jashtem duke amenduar ligjin organik te Keshillit te Ministrave dhe me ligj te autorizonte veten qe te merrte edhe detyre ministrore.
Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e shtetit shqiptar te bazuar mbi vlerat e pluralizmit politik pasi kjo dite ktheu nje model rrenqethes dhe te shemtuar te shtetit monist te Pasluftes se Dyte Boterore ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe kryeminister dhe minister i jashtem i shtetit te tij diktatorial.
Kushtetuta e Shqiperise ne nenin e saj 100 pika 4 sanksionon se :“Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.”
Keshtu qe sot e tutje te gjitha marrveshjet nderkombetare te Shqiperise, aktet dhe propozimet e Ministrise se Jashtme qe do miratohen ne qeveri, do kene ne njeren ane firmen dhe vulen e kryeministrit Edvin, kurse ne anen tjeter firmen dhe vulen e ministrit te jashtem Edver. Turp dhe faqe e zeze!!