Dega e Partisë Demokratike Kurbin ka festuar 28-vjetorin e themelimit të saj. Behar Haxhiu kreu i Degës në fjalën përshëndetëse drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve ka theksuar se, “Kurbini është konsideruar si ndër zonat më demokrate në vend, ndaj dhe si e tillë duhet të tregojmë vullnetin e çdo demokrati për të fituar zgjedhjet vendore të qershorit. Mandati i kreut të bashkisë së Kurbinit është i dhuruar nga strukturat e pushtetarëve të sotëm, duke na mohuar kandidimin e subjektit tonë në zgjedhjet e katër viteve më parë”.
Më tej kreu i PD-së Kurbin Haxhiu ka shtuar se, “numri i papunësisë kanë arritur shifra alarmante sidomos në zonën e Kurbinit duke thelluar më shumë varfërinë, e kësaj zone. Njëkohësisht Kurbinit po i mungojnë shërbimet, infrastruktura, mungesa e rendit, institucionet janë inekzistente. Kjo qeverisje duhet rrëzuar me çdo formë demokratike, dhe jemi ne demokratët që duhet të shporrim këtë kryeministër të papërgjegjshëm. Në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm ne do të fitojmë, për t’i dhënë komunitetit të Kurbinit qeverisjen e duhur”.
Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka përshëndetur me këtë rast duke premtuar mbështetjen dhe të kreut të PD-së Lulzim Basha.
Njëkohësisht kanë përshëndetur dhe deputetë nga Qarku i Lezhës me rastin e 28 vjetorit te themelimit të PD-së Kurbin.