Berisha publikon videon, studentët tek “ArTurbina” përplasen me Ramën: “Hajde na kthe përgjigje”!

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me disa studentë dhe pedagogë, në teatrin e ri “Art Trubina”, ku u prezantua nga ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, “Pakti për Universitetin”.
Por ky takim nuk i ka shkuar pa incidente, pasi disa studentë të grumbulluar para teatrit, kanë tentuar të përplasen me Kryeministrin, me të mbërritur në atje.
Faxëeb.al ka siguruar videon ku një studente e revoltuar i ka kërkuar shpjegime se si mund të daë parastudentëve pa plotësuar kërkesat, ndërsa e kanë sfiduar duke i thënë “hajde na kthe përgjigje!”, ndërsa të gjithë në kor kanë brohoritur “Turp! Turp!”.
Kanë qenë punonjësit e Gardës dhe policisë ata që kanë larguar studentët duke mos lejuar përplasjen fizike me Kryeministrin.
Kujtojmë se studentët prej rreth 2 muajsh protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tashmë veç bojkotit të mësimit janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse.
”Pritja qe i bene Rames perfaqesuesit e studenteve tek Turbina. sb”, shkruan ish-Kryeministri Berisha dhe ka publikuar videon.

Pritja qe i bene Rames perfaqesuesit e studenteve tek Turbina. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 18. Januar 2019

Artikulli paraprakPërvjetori i PD Kurbin: Ta shporrim sa më parë këtë kryeministër!
Artikulli tjetërPërshkallëzohet protesta/ Edhe pedagogët e Juridikut me studentët (Deklarata)