Paloka: Pas rrëzimit të qeverisë “Rama”, qeveri tranzitore për zgjedhje të lira!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka bëri të ditur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, dy hapat e mëdha të aksionit opozitar, që u vendos sot të ndërmerren: së pari, protesta në mbarë vendin për të rrëzuar qeverinë “Rama” dhe në vend të saj, krijimin e një qeverie kalimtare, që të përgatisë zgjedhjet.
Paloka tha se, Partia Demokratike ka marrë sot Sot Këshilli Kombëtar i PD-së pati një vendimarrje mjaft të rëndësishme politike pas bisedimeve që pati opozita, menjëhërë pas asaj që ndodhi në parlament, seancën e fundit.
“Sot, Këshillit Kombëtar iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik që do të mbajë PD-ja dhe Këshilli ngarkoi strukturat e PD-së, që të merren me organizimin e protestave në mbarë vendim me të vetmin qëllimin: Rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës.
Gjithashtu, Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike, pas rrëzimit të qeverisë “Rama”, një qeveri tranzitore, kalimtare të merret me organizimin e zgjdhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë PD-ja dhe jam i bindur se do të mbështetet nga e gjithë opozita e bashkuar në një front të vetëm.
Vendimet për pjesëmarrjen ose jo në Kuvend dhe çdo çështje tjetër do të merret në funksion të rrëzimit të Edi Ramës”, u shpreh Paloka.

Artikulli paraprakKryemadhi: Të ngrihemi të rrëzojmë këtë klikë që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët
Artikulli tjetërSekretarët e rinj të PD dhe votat që morën