Ka rezultuar që gjenetika nuk ndikon vetëm në ngjyrën e syve dhe në ndërtimin e trupit, por nga ajo varet edhe sa jemi të gatshëm të rrezikojmë dhe në cilën pozë zakonisht flemë
Natyrisht se i keni trashëguar gjenet e të dy prindërve, mirëpo nëse babai juaj ka cilësi dominuese, ato me siguri janë bërë edhe tuajat.
Karakteristikat gjenetike të cilat i trashëgojnë fëmijët nga babai
1. Sëmundjet e zemrës – sipas hulumtimeve të cilat i kanë bërë shkencëtarët e Universitetit Lester, meshkujt bartës të tipit të caktuar të kromozomit kanë pothuajse 50% probabilitet më të madh se do të vuajnë nga sëmundjet të cilat sulmojnë arteriet koronare. Nën rrethana të caktuara, këto cilësi barten te djemtë.
2. Pengesat mendore – midis çrregullimeve mendore të cilat barten nga mashkulli te fëmija janë skizofrenia dhe ADHD-ja. Duke u plakur babai, rreziku rritet sepse ADN-ja e mashkullit ndryshon me kalimin e viteve. Kur është fjala te femrat, ADN-ja e tyre nuk ndryshon.
3. Dhëmbë të shtrembër – gjenet e baballarëve janë kryesorët për dhëmbët dhe formën e nofullës dhe më shumë ndikojnë në cilësi dhe formë të dhëmbëve se sa nga nënat. Nga babai fëmija mund të trashëgojë vetëm dhëmbë të shtrembër, por edhe dhëmbë të dobët me prirje për gjakrrjedhje.
4. Probleme me sterilitetin – shkencëtarët konstatojnë që cilësia e ulët e spermës mundtë jetë problem gjenetik. Nëse fëmija është i lindur pas ngjizjes artificiale, atëherë probabiliteti më i madh është që edhe vetë do të vuajë nga steriliteti.
5. Gjinia e fëmijës – gjenet mashkullore përcaktojnë gjininë e fëmijës së palindur. Parashikimet mund të bëhen me kontrollimin e trungut familjar të babait.
6. Ngjyra e syve të fëmijës – linjat e fytyrës dhe ngjyra e syve me siguri do të jenë të njëjta si edhe të babait.
7. Rritja (gjatësia) e fëmijës në masë të madhe varet nga gjenet e babait. Baballarët shtatgjatë kanë fëmijë shtatgjatë.
Pak mbi inteligjencën
1. Intelekti bartet nga babai tek djali. Domethënë, nëse babai është gjeni, atëherë i biri i tij njëqind për qind do t’i trashëgojë këto gjene.
2. Nëse babai të është idiot, nuk është e thënë të jesh edhe ti. Kjo nuk trashëgohet dhe natyra sërish në mënyrë të përsosur i ka rregulluar gjërat.
3. Intelektin nga babai mund ta trashëgojë vajza madje vetëm gjysmën.
4. Mashkulli mund të trashëgojë intelektin vetëm nga nënat e tyre, të cilat ajo, megjithatë, i ka trashëguar nga babai i vet.
5. Vajza gjeni do të bëhet saktësisht 50% e mençur si babai i saj, mirëpo i biri i tij do të jetë gjenial.
Konkluzioni për meshkujt
Për të prognozuar sa i mençur do t’ju jetë i biri, shikoni babanë dhe nënën e tij. E bija juaj do të trashëgojë gjysmën e mençurisë suaj, mirëpo edhe gjysmën e budallallëkut tuaj. I biri i saj do të trashëgojë intelektin tuaj në tërësi.
Konkluzion për femrat
Mendja e birit tuaj është kopje e babait tuaj. E bija juaj do të ketë edukatën tuaj, mirëpo do të ketë mendje të babait të vet. Bijtë e saj do të jenë kopje mendore e bashkëshortit tënd.