“Je antishqiptar”, qytetari tenton të godasë Ramën në ceremoninë e 21 Janarit

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë homazheve të viktimave të 21 janarit 2011.
Sipas informacioneve mësohet se një person ende i pa identifikuar ka hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ka tentuar që ti afrohet atij. Mësohet se ai është ndaluar nga Garda e Republikës dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.
Identiteti i personit në fjalë nuk është bërë me dije.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e të vrarëve në 21 janar 2011 ka zhvilluar sot homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën 4 v.iktima.
Homazhet në kujtim të v.iktimave të 21 janarit po zhvillohen në 8-vjetorin e v.rasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.
Në 8-vjetorin e kësaj ngjarjeje, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.
525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.

Artikulli paraprakQytetarët akuzojnë Bashkim Finon, korrupsioni me licensat e furgonëve
Artikulli tjetërBefasi! Barcelona shumë afër nënshkrimit me Kevin-Prince Boateng