Studentët e Shkencave të Natyrës votojnë në shumicë pro bojkotit

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrëskanë votuar sot në shumicë dërrmuese për të bojkotuar procesin mësimor.
Pas votimit të zhvilluar në këtë fakultet, 63.5% e studentëve kanë votuar pro bojkotit, ndërsa për të vijuar mësimin kanë votuar 32% e studentëve.
Paralelisht me grevën e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ditën e sotme studentët vijuan bojkotin e mësimit.
Në Fakultetin e Drejtësisë një grup studentësh kërkuan të rikthehen në auditore.
Por, të tjerë vijojnë të mbajnë të bllokuara hyrjet në institucion, çka ka shkaktuar debate të ashpra mes studentëve.
Pas Tiranës edhe studentët e Shkodrës kanë nisur ngujimin.
Studentët zgjodhën këtë formë ekstreme reagimi, pasi qeveria nuk jua ka plotësuar 8 kërkesat e bëra publike.

50330744 2034533509993866 7475005105373184000 n

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Fakulteti Ekonomik i thyen turinjtë Ramës…
Artikulli tjetërBerisha: Mashtrim i turpshëm i Ramës me studentët, në buxhet nuk është parashikuar asnjë qindarkë!