Ish-ministri i Financave Arben Malaj gjetë një interviste, ndër të tjera ndër të tjera akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për qeverisje arrogante pasi sipas tij bazohet tek numri i gjobave që vendos bashkia, ndërkohë sjellje e Policisë Bashkiake e quan mizore.
“Problemi që ka bashkia e Tiranës është modeli i qeverisjes. Është arrogant. Bazohet te numri i gjobave, te sjellja mizore e Policisë Bashkiake që tregon ndaj tregtarëve. Le të marrim rastin e Astirit. Ç’është kjo që në mes të dimrit ato familje duhet të lëvizin? Kanë 80 ditë që protestojnë, por e di çfarë do të thotë që një fëmijë të jetë në protestë? Pse duhet kjo? Kur merret një vendim, merret një vendim për impaktin social që shkakton”, tha ai.
Arben Malaj kërkoi nga Veliaj që të jetë i kujdesshëm me ambiciet që ka tha gjatë intervistet në “5 pyetjet”.
“Ju kujtohet kur solli gomerë te Parlamenti kundër ministrit të Arsimit?
Tani mund të ketë një nismë për të çuar derra te bashkia e Tiranës meqë s’ka mbajtur premtimet. Te Lëvizja Mjaft nuk pati rezultate dhe erdhi te PS për të marrë mandat. Është problem fakti që marrin një mandat dhe thonë nëpër tavolina që jam kryeministri i ardhshëm. Të bëjë kujdes me ambiciet që ka”, – u shpreh Malaj.
Shfaqja e përditshme në media nga kryebashkiaku i Tiranës ishte një tjetër kritikë që iu drejtua nga Malaj.
“Është i ri, por si ka mundësi që mos të dalë një ditë në televizor? E para, përse e do? E dyta në kurriz të kujt e bën? Ato orë televizionet mund t’i përdorin për programe edukimi sesa të shohim Veliajn”, u shpreh ish-ministri.
I pyetur nëse kryeministri Edi Rama duhet ta rikandidojë Veliajn për një mandat i dytë, Arben Malaj kërkoi nga qytetarët që të mbështesin kandidatët e pavarur.
“As dua t’ja di fare. Fati i Veliajt nuk duhet të përcaktohet nga Edi Rama, por nga qytetarët e Tiranës që duhet të votojnë kandidatë të pavarur. Kur i përcakton kryetari, qoftë majtas apo qoftë djathtas, ata i harrojnë hallet e qytetarëve”, -u shpreh Arben Malaj.