Nuk do të pranojë në BE një vend me strukturat kriminale

– Jeni takuar me zotin Basha. Si e gjykoni qëndrimin e Bashës për Reformën në Drejtësi?
Ne kemi pasur takime me qeverinë dhe opozitën. E rëndësishne është që në fund të procesit të kemi reformë që palët të gjejnë veten. Për reformën është ofruar mbështetja e BE dhe qeverisë federale, draft i cili është gati. Opozita është angazhuar në të gjitha proceset e reformave, veçanërisht tek drejtësia. Por tani janë pjekur kushtet që të merret një vendim. Është 21 korriku vendimtar për këtë çështje.
Nuk duhet humbur durimi, opozita dhe qeveria të gjejnë një kompromis.  Nëse nuk gjendet kompromis reforma nuk do i japë drejtësinë e pavarur. Kjo është e qartë për procedurat e përzgjedhjes për këshillat e lartë, por me rëndësi edhe në një fazë të mëvonshme kur këto këshilla marrin vendim më vonë. Një vend që qeveria ushtron ndikim në drejtësi nuk është vend i BE. Me rëndësi që me këtë reformë të garantohet drejtësi e pavarur. Për mua kanë mbetur disa detaje që duhen sqaruar, por mendoj që palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme. Durimi ynë nuk është i pafund. Ne ju mbështesim në të gjitha çështjet, në këtë kuadër morët statusin kandidat. Por nëse na krijohet përshtypja se reforma nuk është e dëshiruar në fund të ditës ne marrim vendimin t’jua heqim statusin kandidat, prandaj për palët është lojë e rëndësishme. Por nëse ju do të humbni besimin e ndërkombëtarëve nuk mendoj se jeni në një rrugë që mbart shpresa.
– A është e ligjshme që mazhoranca të marrë vota jashtë radhëve të saj?
Vlen ajo që thashë. Një reformë e mirë nëse përfaqësohet nga një masë e gjerë. Nuk përzihem në çështje që duhet të zgjidhen brenda një vendi, pasi cenojmë sovranitetin. Nëse për të miratuar një ligj duhet shumica e cilësuar atëherë në parim nuk ka ndonjë gjë për t’u kundërshtuar. Edhe opozita duhet të jetë e ndërgjegjshne që edhe ajo do të jetë në rolin e ekzekutivit. Do të doja t’i kujtoja qeverisë të mbrojë të drejtat e opozitës se do të jetë një ditë në të njëjtin rol. Në demokracinë parlamentare një koalicion vjen në pushtet, ata nuk e zotërojnë 100% pushtetin, ekziston një lloj rojtari nga opozita. Në një vend të ndershëm edhe opozita duhet të ketë shansin që edhe ajo të vijë në pushtet. Ky ekuilibër parlamentar është i rëndësishëm. M’u krijua përshtypja se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni dhe krimi. Korrupsioni prek dhe gjymton drejtësinë dhe të varfërit. Po jua jap sot me firmë dhe vulë se BE nuk do të pranojë në BE një vend me strukturat kriminale dhe korrupsionin e përhapur. Pjesa më e madhe e qytetarëve i kanë sytë nga BE.
– Tërheqje e vendit kandidat, si reaguan politikanët?
Do të cenoja besueshmërinë nëse do të citoja çfarë u tha. Kam qenë i qartë në formulime dhe flas hapur. U krijua mundësia për të përshkuar rrugën drejt BE. Për të gjitha vendet aspirante dhe anëtare vlen axhenda e Selanikut. Kjo axhendë përmban synimet e qarta që në një moment të caktuar ofrojmë perspektivën për në BE. Synimet apo qasjen e vendit tim e lexoni në procesin e Berlinit. Ky proces synon fuqizimin e bashkëpunimit të vendeve me njëri-tjetrin. Në rajon fshihet potencial për të fuqizuar stabilitetin. Shqipëria në axhendën tonë është ndër vendet e para. Nëse na krijohet përshtypja se kjo reformë nuk është e mirëpritur të jeni të bindur se për ne nga vendet e para mund të arrijë në fund. Nëse detyrimet tuaja nuk përmbushen vendi juaj nuk do të jetë më në axhendën tonë. Ne nuk po përzihemi në çështje të brendshme sepse nëse ndodhesh në fushën e rregullave të BE do të zbatosh rregullat. Nuk duam t’u urojmë vetëm për kombëtaren tuaj. Përsa i përket fajit ne nuk do të tregojmë me gisht një palë të caktuar. Në demokraci palët flasin me njëra-tjetrën. Një reformë që merr 80%, është më e mirë se një reformë që nuk gjen miratim. Reformat shoqërohen nga reforma. Në Shqipëri nuk duhet humbur kohë kot. Do të jetë e nevojshme për këtë reformë amendimi i 40 ligjeve më vonë. E pranoj punën për ligjin për luftën ndaj kriminalitetit. Por opozita ka tashmë përgjegjësinë e vet që ne jemi në të njëjtën rrugë. Është detyrë e qeverisë që të marrë kontakt me opozitën dhe të gjejë votën, pasi rëndësi ka data që po afron.
– Kush mban përgjegjësi për reformën dhe kush mban përgjegjësi për dështimin në BE?
Mesazhi të vijohet para me aspiratat për në BE, por mund të qëllojë që mund të rrëzohesh gjatë rrugës. Palët të lëvizin drejt njëra-tjetrës. Koha ka ardhur që të merren vendime. Shqipërisë i jepet mbështetje dhe është bindje që koha ka ardhur për këtë. Nëse rruga që përshkon Shqipëria është pa kthim kjo është përgjegjësi e palëve. Ju mbani statusin e vendit kandidat. Në të ardhmen fillojmë negociatat për anëtarësim. Ndryshe nga negociatat me ju do të fillojmë me kapitujt më të vështirë si drejtësia dhe të drejtat themelore. Nëse nuk bën progres si mund të trajtojmë kapitujt e tjerë, ndaj rruga për në BE është e gjatë, por nëse ecim shpejt e përshkojmë në një kohë më të përshtatshme. Por nëse merrni hapa prapa duhet dhe palët e përfshira të shohin çfarë do të vijojnë me partnerët. Ne nuk do ju mbrojmë shpatullat, por do ju dilnim para dhe ky do të ishte dëm i madh për Shqipërinë. Na pëlqen t’u mbështesim sepse BE ofron perspektivë për qytetarët, por për anëtarësim edhe Shqipëria duhet të jetë aktive.

Artikulli paraprak3 supergrabitjet e bandave në një vit nën hundën e policisë
Artikulli tjetërAsgjë në botë nuk mund ti imponojë opozitës që ti lëshojë drejtësinë Ramës