Pas publikimit të lajmit nga Berisha, policia arreston kreun e PS në Prrenjas

Pas publikimit të lajmit nga ish-Kryeministri Sali Berisha, se kryetari i Partisë Socialiste të Prrenjasit ka aksidentuar një kalimtar, policia ka arrestuar sot Haxhi Çollakun. Ky i fundit akuzohet se, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Policia arrestoi H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ”Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, qytetari dixhital i shkruante Berishës se kalimtari kishte ndërruar jetë, ndërkohë që policia bën me dije se 54-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

kreu i PS Prrenjas

Artikulli paraprakFytyra e atyre që mbështesin Ramën nuk vlen më asnjë lek…
Artikulli tjetërStudenti tregon si është kërcënuar nga Rama pse i dërgoi mesazh: Dërgoi në shtëpi 6 policë…