Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Ramës për t’i kaluar kompetencat e Ministrit të Jashtëm zv.Ministrit Genti Cakaj, kandidatura e të cilit u refuzua të dekretohej nga Presidenti Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka hedhur një foto të Gent Cakajt me fytyrën e Edi Ramës, duke shkruar në dixhiturë se kjo është një shfaqje antikushtetuese e kryeministrit.
Për më tepër shikoni postimin e Berishës. Kjo eshte Surrel Kushtetuta!!
Rama e ka çuar deri në fund fiksimin e tij për të emëruar në detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajn. Pas fjalës së Ditmir Bushatit, Rama është shprehur se i delegon detyrën e ministrit djaloshit të ri, Gent Cakaj.
‘Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën e ministrit zv/ministrit Gent Cakaj’ u shpreh Rama duke mos thënë asnjë fjalë tjetër.
Pas ketij veprimi te Edi Rames, diplomacia shqiptare ndodhet ne nje udhekryq, ku drejtimin e saj e merr nje djalosh vetem 28 vjecar i cili nuk ka asnje kontribut ne shoqerine shqiptare apo qofte eshte ne Partine Socialiste, kryetar i se ciles eshte propozuesi i tij, Edi Rama.