Vendim skandaloz/ Veliaj jep leje për pallat mbi rrugën, banorët në revoltë (Foto)

Nuk kanë të sosur skandalet e Lali Erit! Pak metra larg nga Ministria e Drejtësisë, në rrugën “Dervish Hatixhe”, një pallat po ndërtohet në shkelje të çdo norme dhe parimi urbanistik duke bllokuar hyrjen dhe pamjen e banorëve ekzistues.
Fotoja e parë, e vitit 2016, tregon gjendjen para ndërtimit. Rruga ka ekzistuar që në vitin 1958, kur janë ndërtuar pallatet e zonës.
Banorët shprehen të shqetësuar se po iu bllokohet rruga e hyrjes në banesë dhe ndërtimi po ndodh pak centimetra larg dritareve të shtëpive të tyre.
Megjithëse ky pallat konsiderohet pa leje nga inspektoriati, pas ankesës së banorëve, dhe në shkelje të rregulla të zhvillimit, ndërtuesi vazhdon të ndërtojë pa problem edhe sot.
/Boldnews

Artikulli paraprakMedia gjermane e pyet për krizën, Rama u flet për eleminimin e Gjermanisë nga Kupa Botës
Artikulli tjetër“Hakmarrja është detyrim i jetës”! Si depërtoi gazetari italian në mafian shqiptare