Neymar shpërthen në lot pas ndeshjes kundër Strasbourgut

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, u largua nga fusha duke qarë pasi u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin Parc des Princes, kundër Strasbourgut.
Sulmuesi 26-vjeçar e lakoi kyçin e këmbës dhe u detyrua ta linte ndeshjen në gjysmë, pasi që i duhej të merrte trajtim mjekësor në zhveshtoren e PSG-së, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Neymarit, mirëpo PSG-ja arriti ta fitojë këtë ndeshje, e zhvilluar në kuadër të Kupës së Francës, me rezultat 2-0. Djelmoshat e Thomas Tuchel e siguruan këtë fitore përmes golave të shënuar nga Edinson Cavani dhe Angel Di Maria.
Me këtë fitore, tani PSG-ja ka kaluar në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Francës.
Neymari është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi PSG-ja u detyrua t’i shpenzojë plot 220 milionë euro për ta blerë atë. Përkundër talentit të tij të madh, ai nuk arriti ta dëshmojë veten në sezonin e kaluar, dhe të parin për të në Francë, pasi që pësoi një lëndim serioz.

Artikulli paraprakStudentë flasin për lëvizjen e radhës së protestës…
Artikulli tjetërTym në ishull, zbulohen shenjat e para të aeroplanit ku ishte Sala (Foto)