Pedagogët ultimatum Ramës: 1 javë kohë për plotësimin e kërkesave ose grevë!

Pedagogët kanë dalë në mbështetje të plotë të studentëve dhe kanë paralajmëruar futjen në grevë në fillim të muajit tjetër nëse qeveria nuk reagon ndaj kërkesave.
Pedagogët i lënë afat një javor qeverise që të anulojë VKM-në e 26 dhjetorit si dhe të shprehin vullnetin për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ata kanë paralajmëruar futjen në grevë nëse këto kërkesa nuk realizohen.
Data e paracaktuar prej tyre është 1 shkurti.
Këto janë 6 vendimet e dala në përfundim të Asamblesë së Universitetit të Tiranës:
1. Mbështetja për kërkesat studentore
2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri
3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik
4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike
5. Ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut
6. Do konsiderojmë si vullnet të mirë të qeverisë, anulimin e VKM-së për t’u shprehur parimisht për rishikimin e ligjit, nëse nuk ndodh brenda 1 jave shpallet grevë nga pedagogët.

50975194 10218012831822185 6567071820980158464 n

Artikulli paraprakRama skemë të rrezikshme për pronat publike, ja si do t’u kalojë klientëve pasuritë më të mëdha të Shqipërisë
Artikulli tjetërPD e Durrësit nis përgatitjet për protestën: E vetmja zgjidhje, largimi i Ramës!