Paloka zbulon skenarin si do të veprojë opozita për organizimin e protestave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një intervistë për Fax News, foli për organizimin e protestave të opozitës, që do të kulmojë me protestën masive të 16 shkurtit.
Paloka u shpreh se, data 16 shkurt do të jetë kulmi, por jo fundi, pasi sipas tij, qëllimi i opozitës është protestë e vazhdueshme, pa kthim pas.
Përsa i përket vazhdimit të fushtës zgjedhore, Paloka u shpreh se, ajo do të zhvillohet paralelisht me protestat.
“16 shkurti është një kulm, por nuk është fundi. Qëllimi është protestë e vazhdueshme, s’ka më kthim pas deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Ka një sërë shtresash shoqërore që protestojnë ndaj kwsaj qeverie që vetëm për qytetarët nuk mendon. Qytetarët na kanë kërkuar pafundësisht që protestat t’i drejtojmë ne. Nga roli i mbështetësve të çdo proteste qytetare, sot kemi dalë në udhëheqje të tyre. Çdo lëvizje që ne bëjmë do të ketë një funksion, që t’i japim zë protestës qytetare.
Lidhur me fushatën kemi dhënë porosi që paralelisht me protesta të vazhdojnë dhe përgatitejet për zgjedhje. Nuk ka zgjedhje të lira, përsa kohë në pushtet është Rama. Ne kemi deklaruar se nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë dhe opozita do të vijë në pushtet me zgjedhje të lira”, u shpreh Paloka.

Artikulli paraprakStomatologët i shkruajnë Berishës: Kreu i Urdhërit të Stomatologëve jep licensa fallso
Artikulli tjetërBerisha-Tahiri: Projekti i argatëve të Beogradit në Prishtinë do të dështojë njëlloj siç dështoi protokolli i Korfuzit